Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Katër të vdekur dhe 52 të arrestuar nga trazirat, Kongresi rifillon punimet

Katër persona kanë humbur jetën gjatë trazirave që u shkaktuan në Capitol Hill në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Një ditë e dhunës dhe e kaosit në Kongresin amerikan e la Amerikën të lëkundur, ndërsa politikanët në të gjithë botën të tronditur dhe të shqetësuar.

Në një skenë të paparë në historinë moderne të SHBA-së, mbështetës të presidentit në largim, Donald Trump, sulmuan dhunshëm ndërtesën e Kongresit, në përpjekje për të zhbërë fitoren e presidentit të zgjedhur, Joe Biden.

Ligjvënësit u evakuuan, një person u qëllua dhe vdiq. Raportet e mediave lokale thanë se gruaja që u qëllua, u dërgua me urgjencë në spital, por më vonë vdiq, dhe se ajo ishte një mbështetëse e zjarrtë e Trumpit. Policia e Uashingtonit tha se tre persona të tjerë vdiqën nga “urgjencat mjekësore”.

Për miliona njerëz në shumë vende që kanë përjetuar trazira të dhunshme politike në vitet ose dekadat e fundit, pamjet kaotike ishin të njohura.

Zyrtarët perëndimorë u shprehën të zemëruar që dhuna ka ndodhur në Uashington, kryeqytetin e SHBA-së.

Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas, tha se dhuna dhe kaosi do t’i kënaqin “armiqtë e demokracisë” në të gjithë botën.

“Skena të turpshme në Kongresin e SHBA-së”, tha kryeministri britanik, Boris Johnson, në një postim në Tëitter.

“Shtetet e Bashkuara mbështesin demokracinë në të gjithë botën dhe tani është thelbësore që të ketë një transferim të qetë dhe të rregullt të pushtetit” në SHBA, tha Johnson.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet