Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Kamioni e tërheq zvarrë në portin e Durrësit, ndërron jetë 25-vjeçarja

Aksident i rëndë është regjistruar në portin e Durrësit. Ngjarja ndodhi në hyrje të portit, në orën 15:30, përballë zyrave të autoritetit portual.

Një kamion ka shtypur një punonjëse të portit, konkretisht shtetasja me inicialet A.H., 25 vjeç.

Mësohet se viktima ka qenë punonjëse e sigurisë së Portit, ndërsa thuhet se kamioni e ka tërhequr zvarrë rreth 30 m.

NJOFTIMI I POLICISË

Më datë 07.01.2021, në orën 15:30, në lagjen nr.3, Durrës, në ambientet e portit, shtetasi F. K., 39 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Man”, trajler, ka aksidentuar shtetasen A. H., 25 vjeçe, e cila për pasojë ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet