Humb jetën gruaja që u plagos gjatë protestave në Kongresin e SHBA

Aktualitet
Humb jetën gruaja që u plagos gjatë protestave në Kongresin

Një grua që u plagos brenda ndërtesës së Kongresit gjatë protestës së dhunshme pro-Trump, ka vdekur.

Dy zyrtarë në dijeni të çështjes e konfirmuan një gjë të tillë për agjencinë e lajmeve Associated Press të mërkurën, në kushtet e anonimitetit sepse nuk ishin të autorizuar të flisnin publikisht.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Departamenti i Policisë së kryeqytetit të Uashingtonit tha se po merrte përsipër hetimin lidhur me çështjen. Policia nuk ka dhënë detaje në lidhje me rrethanat e plagosjes së saj.

Dhjetëra mbështetës të Presidentit Donald Trump shkelën perimetrin e sigurisë dhe hynë në ndërtesën e Kongresit, ndërsa anëtarët e tij ishin mbledhur për të konfirmojnë fitoren e presidentit të zgjedhur Joe Biden. Ata u përleshën me oficerë si brenda ndërtesës ashtu edhe jashtë saj.

Disa orë më vonë, policia deklaroi se kishte marrë nën kontroll Kapitolin.

ME TE LEXUARAT