Durrësi nën ujë, shumë biznese dhe banesa pushtohen nga shiu

Aktualitet
Durrësi nën ujë, shumë biznese dhe banesa pushtohen nga shiu

Edhe qyteti i Durrësi është përmbytur nga reshjet e tepërta që kanë rënë në të gjithë vendin.

Nga pamjet e siguruara shihet se uji ka pushtuar qytetin bregdetar, ku është bërë e vështirë lëvizja e banorëve dhe qarkullimi i automjeteve nëpër rrugë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Gjithashtu shumë biznese dhe banesa janë “pushtuar” nga uji , situatë e cila përsëritet sa herë në Durrës regjistrohet një mot me reshje të larta.

Alarmante mbetet situata në shëtitoren e sapo restauruar “Taulantia”, një investim ky i trumpetuar shumë nga qeveria e Rilindjes, ku reshjet e shiut e kanë vënë të gjithën nën ujë

Gjithashtu sasi të madha uji ka edhe ne rrugën “Currila”,që është edhe rruga kryesore në lagjen nr.1, një ndër pikat kyçe të qytetit, ku siç duket rrjeti i kanalizimeve nuk e ka përballuar dot sasinë e madhe të reshjeve.

Megjithëse bashkia e Durrësit premton se investimet në rrjetin e kanalizimeve do i japin zgjidhje problemit, situata përsëritet prej vitesh sa herë që reshjet e shiut bien pa ndërprerje për më pak se një ore.

https://youtu.be/L4fH3Doz35M

ME TE LEXUARAT