‘’Do të të vras’’, kërcënohet me jetë në rrjetet sociale djali i Përparim Ademit, dorëzon kallëzimin në Polici
Djali i Përparim Ademit, autorit të vrasjes së dy motrave Kristina Bardhi dhe Zhaneta Metani është kërcënuar pasditen e djeshme me jetë.
Në telefonin e djalit Kristo Ademi i ka ardhur një mesazh kërcënues në rrjetet sociale nga një profil që i thoshte se do e vriste.
Menjëherë 21-vjeçari ka bërë kallëzim në komisariatin nr.2 dhe Policia po punon për të identifikuar autorin e mesazhit kërcënues.