Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Biseda telefonike me Dendias/ Pas vizitës në Turqi dhe takimit me Erdogan, Rama nesër shkon direkt në Greqi

Në përfundim të vizitës dy ditore në Turqi kryeministri Edi Rama viziton nesër Greqinë.

Kjo vizitë e tij në Greqi vjen pas një pritjeje spektakolare që iu bë Ramës së bashku me ministrat që e shoqëronin, nga presidenti Recep Tayip Erdogan. Ky është një zhvillim i panjoftuar më parë që bëhet në një kohë që marrëdhëniet mes Turqisë dhe Greqisë nuk janë fort të qeta.

Kujtojmë se një ditë para se të nisej në Turqi, Rama ka zhvilluar një bisedë telefonike me ministri i jashtëm të Greqisë Nikos Dendias. Dendias shkruante se në këtë bisedë kanë folur për zhvillimet më të fundit rajonale.

Çështja kryesore që mund të diskutohet në këtë takim është “Deti”. Shqipëria dhe Turqia janë dy vendet që presin të bëjnë delimitimin e ujërave detare me Greqinë, ku vendi ynë është dakordësuar që për këtë çështje, vendimin final ta japë gjykata Ndërkombëtare, por Turqia ende nuk ka arritur një dakordësi.

Në vizitën në Turqi Rama është pritur mjaft mirë, dhe siç ka njoftuar vetë Rama do të nisë një fazë e re midis dy vendeve. Dje dy qeveritë nënshkruan disa marrëveshje të përbashkëta në infrastrukturë, arsim, kulturë dhe shëndetësi. Me Turqinë është nënshkruar edhe krijimi i Këshillit të Bashkëpunimit Strategjik, teksa presidenti Erdogan bëri me dije se Turqia synon rritjen e investimeve në Shqipëri.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet