Bardhi i përgjigjet Spiropalit: SPAK ka punë me ty, para dhe pas 25 prillit, ke të drejtë që nervozohesh

Politikë
Bardhi i përgjigjet Spiropalit: SPAK ka punë me ty, para dhe pas 25

Mbi deklaratën e ministers Elisa Spiropali për kallëzimin e PD-së në SPAK, ka reaguar Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi.

Ai thotë se Spiropali ka të drejtë të nervozohet pasi SPAK ka punë me të përpara dhe pas zgjedhjeve të 25 prillit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas tij, Spiropali, Rama dhe ministrat e tjerë janë në shkelje të hapur me ligjin dhe do japin llogari për thirrjen me dhunë të administratës së PS-së.

“Ka të drejtë që nervozohet! SPAK ka punë me të para dhe pas zgjedhjeve të 25 prillit. Elisa Spiropali, Edi Rama dhe çeta e tij janë në shkelje të ligjit. Ata do të japin llogari për thirrjen me dhunë të administratës në takimet e PS, përdorimin e lejeve të legalizimit apo procesit të rindërtimit për qëllime elektorale, si dhe për abuzimin me pushtetin dhe paratë që u kanë vjedhur shqiptarëve këto 8 vjet.

Elisa Spiropali e di se gjuha e padenjë në facebook dhe hetimi nga SPAK janë dy gjëra të ndryshme, prandaj është nervoze. Kjo kohë e vështirë i ka bindur shqiptarët se politikanë si Edi Rama apo Elisa Spiropali mendojnë vetëm për vete, duke vrarë shpresën dhe mundësitë për shqiptarët. Kjo është arsyeja pse të rinjtë braktisin vendin, pse ekonomia është në krizë, pse shëndetësia është në kolaps, pse numri i të papaunëve është rritur. Njerëzit nuk duan të jetojnë në një kënetë, ku mbyten nga pak çdo ditë. Njerëzit duan ndryshim dhe PD është gati për ndryshimin” – shkruan Bardhi.

ME TE LEXUARAT