Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Arrestohen dy kosovarët në Portin e Durrësit, çfarë iu zbuloi policia, pranga dhe dy të tjerëve

Policia e Durrësit ka arrestuar katër persona dhe shpallur në kërkim një tjetër, pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale.

Mes të arrestuarve janë edhe dy kosovarë, pasi kanë tentuar të kalojnë kufirin me dokumente të dyshuara si të falsifikuara.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Plazh, në vijim të punës për zbardhjen e vjedhjeve të ndodhura më parë dhe vënien e autorëve përpara përgjegjësisë penale, arrestuan në flagrancë shtetasin K. M., 18 vjeç. Gjithashtu u bë shpallja në kërkim e shtetasit A. N., 22 vjeç, banues në Durrës.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në periudha të ndryshme kohore dyshohet se kanë vjedhur në banesat e shtetasve A. M., A. V., Xh. Ç., K. A., M. S., N. K., orendi të ndryshme shtëpiake.


Specialistët për Hetimin e Trafikut të Paligjshëm Durrës arrestuan në flagrancë shtetasit Sh. E., 31 vjeç dhe H. S., 59 vjeç, banues në Ferizaj, Kosovë, pasi në PKK Port, Durrës, kanë tentuar të kalojnë kufirin me dokumente të dyshuara si të falsifikuara.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë arrestuan në flagrancë shtetasin A. V., 62 vjeç, banues në Derven, Krujë, pasi ka goditur me grushte, për motive të dobëta, shtetasin A. V.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet