Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Afrikanët ironizojnë trazirat në Kongresin amerikan: Dërgoni “kaskat blu” për të mbrojtur demokracinë

Ndryshe nga disa udhëheqës evropianë, të cilët nxituan të dënonin ngjarjet në Kapitol, homologët e tyre afrikanë nuk u ngutën të reagonin.

Vetëm Emerson Mnangagwa, presidenti i Zimbabvesë, e shfrytëzoi rastin për të bërë thirrje për heqjen e sanksioneve amerikane ndaj vendit të tij:

“Ngjarjet e djeshme tregojnë se Shtetet e Bashkuara nuk kanë të drejtë morale të dënojnë shtetet e tjera nën maskën e mbrojtjes demokracisë ”, komentoi ai në Twitter.

Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione ndaj 100 personave dhe personave juridikë në Zimbabve për gati 20 vjet – përfshirë presidentin aktual.

Në një deklaratë lakonike, por ironike, zëdhënësi i Presidentit Nigerian Muhammadu Buhari, Bashir Ahmad, pyeste veten: “A është kjo Bukuroshja e Demokracisë?”

Ndërsa, në mediat sociale, disa përdorues i bënë thirrje Bashkimit Afrikan të reagonte, “siç bën OKB” kur shpërthejnë trazirat në vendet afrikane.

“Ka ardhur koha që Bashkimi Afrikan të dërgojë helmeta blu për të mbrojtur qytetarët amerikanë “, shkroi një ruandas.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet