Vrasja e Klodian Rashës, prokuroria mbyll hetimet, mister arma që u gjet pranë vendngjarjes

Aktualitet
Vrasja e Klodian Rashës, prokuroria mbyll hetimet, mister arma që u

Prokuroria e Tiranes eshte duke perfunduar hetimet ne lidhje me vrasjen e Klodian Rashes dhe pritet qe brenda pak ditesh ta dorezoje dosjen ne gjykate.

Një ndër enigmat e ngjarjes së 8 dhjetorit, është armë pistoletë, e gjetur në një pellg uji, gati 100 metra larg vendit ku u gjet trupi i pajetë i 25 vjecarit te ekzekutuar nga efektivi i policise.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Efektivi i “Shqiponjave”, Nevaldo Hajdaraj do të dorëzohet si i pandehur ne gjykate per akuzen e vrasjes me dashje nderkohe qe mesohet se prokuroria do veçojë dosjen për pistoletën në fjalë.

Në pistoletën tip “Zoraki” nuk janë gjetur shenja gishtërinjsh. Në deklarimet e dhëna për ngjarjen, punonjësi i policisë Nevaldo Hajdaraj u shpreh se teksa po ndiqte Rashën, ai kishte futur dorën në brez dhe kishte nxjerrë një objekt në dukje si një armë. Po sipas tij, i riu i kishte thënë “mos më ndiq se të vras”.

Efektivi Nevaldo Hajdaraj u hetua fillimisht për “vrasje në kapërcim të mbrojtjes së nevojshme”, por hetimi i çështjes dhe provat e siguruara diktuan ashpërsimin e akuzës në “vrasje me dashje”.

Prokuroria ka bere me dije diten e sotme se ka verifikuar provat por nuk ka gjetur te dhena per nje njohje para ngjarjes mes policit dhe 25 vjecarit te vrare.

ME TE LEXUARAT