Vrasja e 39-vjeçarit në Durrës pas sherrit me shkopa bejsbolli, arrestohet një tjetër autor

Aktualitet
Vrasja e 39-vjeçarit në Durrës pas sherrit me shkopa bejsbolli,

DURRËS

Policia e Durrësit ka vënë në pranga një tjetër person për vrasjen e 39-vjeçarit Armando Baboçi më 18 shtator në Durrës. Sipas të dhënave zyrtare, specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, ndaluan shtetasin E. Gj., 25 vjeç, banues në Durrës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ndalimi i tij u bë pasi dyshohet si autor i ngjarjes së ndodhur më datë 18.09.2020, në lagjen nr. 13, Plazh, Durrës, ku pas një konflikti për motive të dobëta mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi Armando Baboçi (Gjini) dhe u plagosën shtetasit Erald Gjini dhe E. Tatozi.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës në ngarkim të shtetasit E. Gj., për veprat penale “Vrasja me dashje”, “Armëmbajtja pa leje”.

ME TE LEXUARAT