Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Vdekja e Kujtim Prodanit, Redon Makashi prek me fjalët: E pashë me maskën e oksigjenit dhe…

Këngëtari Redon Makashi, ka prekur me fjalët për ndarjen nga jeta të kantautorit të njohur Kujtim Prodani, i cili humbi betejën me Covid-19.

Në një lidhje telefonike për News24, këngëtari Redon Makashi është shprehur se vdekja e tij ishte një lajm i pabesueshëm pasi Prodani ishte një njeri i fortë dhe gjithmonë i buzëqeshur.

Mes të tjerash, ai ka treguar se lajmin e trihstë ja kishte dhënë dhënë Aleksandër Gjoka ndërkohë që fillimisht nuk e ka marrë me serizozitet.

“Ishte befasi, as e prisja këtë gjë. Është e pabesueshme, ishte gjithë ai djalë i fortë, i ri, me atë humorin e tij. Është një humbje për artin shqiptar.

Ne si miqtë e tij e ndjejmë më tepër se publiku, sepse e kemi pasur mik, shok, koleg. Ne udhëtonim bashkë, ishte një person që kishte gjithmonë humor.

Asnjëherë nuk e kam ndjerë një problem apo hall që ta thoshte, ishte gjithmonë pozitiv.

Është komplet e pabesueshme kjo gjë, mendonim se do t’ia hidhte. Kjo qenka një e keqe e madhe. Ne kemi komunikuar bashkë dhe jemi takuar në një ambient të një mikut tonë, ku ai shkonte shpesh për një birrë apo hante diçka.

E shikoja gjithmonë të buzëqeshur, kur na shihte, na ftonte gjithmonë në tavolinë. Së fundi, ishin gati 5-6 materiale, që do t’i bënte videoklipe, dhe kur e pashë me maskën e oksigjenit, mendova se do t’ia dilte, që ta merrja e ta uroja, por ja që s’mundi.

E gjithë familja e tij ka lënë gjurmë në kulturën shqiptare. Kujtimin s’e imagjinoj dot, bënte gjithmonë ecje nga Liqeni. Ishte shumë i fortë. Më tha Sandri për lajmin dhe i thashë ‘po tallesh ti apo…’”, tha Makashi.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet