Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Shtetet me pasaportat më të fuqishme në botë, Greqia kryeson në Ballkan

Indexi i Henley për Pasaportat bazuar nga një studim i shifrave të Autoritetit Ndërkombëtar të Transportit Ajror ka listuar pasaportat më të fuqishme dhe me të pafuqishme për 2021.

Japonia pritet të ketë pasaportën më të fuqishme për 2021 pasi një person që zotëron këtë pasaportë mund të shkojë në 191 destinacione të ndryshme. Në vend të dytë me 190 renditet Singapori.

Nga vendet europiane e para është Gjermania me 189 destinacione, po aq sa Kore e Jugut. Nuk mbetet mbrapa as Italia me Spanjën, Finlandën e Luksemburgun me 188 destinacione.

Vendin e pestë e ndajnë Danimarka me Austrinë kurse SHBA dhe Britania e Madhe çuditërisht janë në vendin e 7-të me nga 185 destinacione.

Në Ballkan Greqia mban kryesimin me 184 destinacione. Nga ana tjetër në pasaportat më të këqija vendin e fundit e mban Afganistani.

Një person që ka pasaportë afgane viziton dot vetëm 26 destinacione, më pak se kushdo, teksa në listën e pasaportave më të pafuqishme janë dhe Iraku, Siria, Pakistani, Jemeni, Somalia, Palestina, Nepali, Libia dhe Kore e Veriut.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet