Mbështetësit e Donald Trump kanë arritur që t’i kalojnë barrierat mbrojtëse dhe të futen në brendësi të Kapitolit në SHBA.
Ndërkohë, CNN raporton se zv/presidenti Mike Pence është evakuuar nga ndërtesa ku ndodhej për Sesionin e Përbashkët të Kongresit.
Po ashtu, raportohet se votimi për certifikimin e votave elektorale është pezulluar, pasi protestuesit u futën në ndërtesë.
Zemërimi i protestuesve vjen para zyrtarizimit të rezultatit të zgjedhjeve të nëntorit në SHBA ku u shpall fitues Joe Biden. Më herët, Donald Trump i bëri thirrje përkrahësve të tij se nuk do të dorëzohet dhe nuk do të lejojë që të vidhet rezultati i zgjedhjeve.