Mjeku i njohur infeksionist, drejtori i spitalit Covid-3, Arian Harxhi, është infektuar nga Covid 19, ndërsa gjendja e tij duket serioze.
Prej 10 ditësh, Harxhi po kurohet në një spital të specializuar në Turqi ku dërgimi është mundësuar nga Ministria e Shëndetësisë, fill pas gjendja e tij shëndetësore nisi të rëndohej.
Harxhi ka qenë shef i departamentit të infeksioneve në QSUT dhe një prej mjekëve që ka qenë vazhdimisht aktiv në media, gjatë periudhës së pandemisë, me këshillat për qytetarët.
Ai u emërua si drejtues i Covid-3 menjëherë pas inaugurimit të bujshëm që kryeministri Edi Rama i bëri spitalit më datë 26 tetor, ndërkohë që duket se edhe vetë nuk ka mundur që ti shpëtojë infektimit, teksa gjendej në vijën e parë të trajtimit të pacientëve.