Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Infektimet për periudhën 23 dhjetor-5 janar/ Fico: Mosha mesatare 48.7 vjeç! Gjirokastra qyteti më i prekur

Drejtoresha e ISHP-së, Albana Fico tha se gjatë periudhës 2 javore 23 dhjetor-5 janar ka një rënie të lehtë të rasteve, megjithatë mbetemi ende në një situatë ku transmetueshmëria është e lartë.

Ajo tha se në këto dy javë mosha mesatare e të infektuarve është 48.7 vjeç dhe më e prekur është grupmosha 55-64 vjeç. Gjithashtu qarku me numrin më të lartë të rasteve pozitive në këtë periudhë 2 javore ishte Gjirokastra dhe më pas ndiqej nga Tirana e Lezha.

“Për situatën pandemike po merret në shqyrtim periudha 23 dhjetor deri në 5 janar. Niveli i pozitivitetit është mesatarisht 22 %. Mosha mesatare është 48.7 vjeç dhe intervali është nga 2 muaj deri në 98-vjec. Mosha më e prekur është ajo 55-64 vjeç dhe më pas ajo 25-34 vjeç dhe e treta 45-54 vjeç.

Gjirokastra është me numrin më të lartë të të infektuarve për këtë peridudhë dhe më pas vjen Tirana dhe Lezha. Situata për këto dy javë mbetet e qëndrueshme dhe zbritje të lehtë që do të shihen në vijimësi.”, tha Fiço

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet