"I preu kokën gruas dhe i hoqi dhëmbët e floririt", dëshmia e policëve serbë për masakrat në Kosovë

Kosovë&Rajon
"I preu kokën gruas dhe i hoqi dhëmbët e floririt",

Policë serbë që kanë marrë pjesë në masakrat në Kosovë kanë dhënë dëshmi rrëqethëse për atë që kanë bërë kundër shqiptarëve gjatë luftës.

Dëshmitë që janë pjesë e një dokumentari të prodhuar në Serbi janë tronditëse. Emisioni “Ballkan” në ABC mbrëmjen e sotme transmetoi dëshmitë e serbëve.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

DESHMITE

Dëshmitari 1: Unë jam Boban Ignjatovic nga Leskovci. Kam punuar për ministrinë e brendshme dhe isha anëtar i detashmentit të 37-të të njësive speciale të policisë.

Detashmenti i 37-të ishte një njësi e policisë e angazhuar në protesta, situatë kritike në Kosovë, ndeshje futbolli, grumbullime politike. Kishim detyra të ndryshme nga policia e rregullt.

Dëshmitari 2: Kam qenë në detashmentin e 37-të të kompanisë së Leskovcit. Komandanti ynë ka qenë Dragoslav Mitroviç. Kemi qenë aktivë në të gjithë Kosovën.

Ishim të stacionuar në një hotel në Rahovec. Nuk ka pasur vend ku nuk kemi luftuar. Në Çiçavicë, Drenicë, Podujevë, Mitrovicë, Trepçë…Ne ishim kudo.

Dëshmitari 1: Por ishim të tmerruar kur pamë gjëra si njerëz të vrarë pa arsye, shtëpitë që digjeshin, marrjen e parave dhe makinave të njerëzve.

Ne ishim kundër të gjithë kësaj në Kosovë. Ne i kritikuam njerëzit që i bënë ato, po nuk ndryshoi gjë. Përderisa ata kishin mbështetjen e komandantit, nuk mund të bëje asgjë.

Dëshmitari 2: Ata ishin shumë të mirë për të dhënë urdhra me radio. Fjalë të tilla të shkurtra si “digje”, do të thoshte ta digjje dikë.

Nëse dikush duhej vrarë, ai do të thoshte, çoje për banjo dielli, pa ndonjë diskutim tjetër. Ne nuk kishim si të thuash, të burgosur.

Dëshmitari 3, Jovan Golubovic: I treti ishte i plagosur dhe kishte rrjedhje gjaku në ijë. Ai po lutej, i shtrirë në anë, po lutej për mëshirë.

Unë thashë, le t’ia fashojmë plagën, por “Pinekone” tha, prit të bëjmë një foto me të, ta kemi si provë. Lerë t’i rrjedhë gjaku.

Ne e informuan komandantin se kishim një shqiptar të plagosur dhe të dërgonin një makine me ndihmë mjekësore.

Ai na tha, çojeni për banjo dielli që do të thoshte qëllojeni. Më 25 mars, njësia jonë shkoi nga Rahoveci në fshatin Krushë pranë Prizrenit.

Urdhrat ishin që t’i detyronim të gjithë banorët të iknin nga fshati dhe ti drejtonim nga kufiri me Shqipërinë ose Maqedoninë. Kjo është ajo që bëmë.

Dëshmitari 2: Ishte një hordhi hajdutësh ordinerë. Çfarë iu shihte syri, dora nuk e linte prapa. Makina, sharra, para nga njerëzit, çfarë të ishte. Nëse njerëzit nuk kishin para, I vrisnin. Dhe e gjithë kjo bëhej nga policia.

Dëshmitari 1: Makina mbushej brenda natës dhe dërgohej në Leskovc ditën tjetër. Më vonë e ndanin me njëri-tjetrin.

Dëshmitari 3: Ushtria përdorte hedhës të shumëfishtë raketash me 32 hedhësa. Ata pastronin terrenin për ne duke e bombarduar atë dhe pastaj ishte rradha jonë.

Të rinjtë shqiptarë mund shpëtonin duke ikur në pyll, për të evituar vrasjen nga policia. Sepse ata konsideroheshin të gjithë terroristë, edhe fëmijët.

Dëshmitari 2: Këtu është ajo ku ndodhën krimet e luftës. Kur disa individë u përballën me pleq apo njerëz të ligësht, disa pleq shqiptarë nuk donin të braktisnin vatrën e tyre. Ishte e qartë nga paraqitja e tyre fizike, burrë apo grua, që nuk mund të mbanin armë. Ata ecnin me bastun dhe nuk mund ta linin fshatin. Pastaj përballeshin me ne, një ushtri e re. Individë të caktuar thjeshtë nxirrnin armët dhe thjeshtë i qëllonin ata në vetë oborret e tyre.

Dëshmitari 3: Civilët që vriteshin liheshin atje ku binin. Ata nuk varroseshin nga ne ose shqiptarët. Komandantët tanë ishin kaq të pashpirt sa kalonin mbi trupat e vdekur duke ikur me kamionët tanë. Ik e hajde, askush i vinte re ata.

Dëshmitari 1: Një plak na u afrua dhe ne e kontrolluam. Nuk gjetëm eksplozivë tek ai. Ishte plak. Fliste pak serbisht.

Ne e thirrëm komandantin në fshat dhe na tha ta çonim atje, rreth 40-70 metra më tej. Po bëheshim gati për tu nisur, kur njëri nxori armën dhe e qëlloi. Pse e vrave? Nuk do vras mendjen ta çoj atje. Çfarë duhet të bëjmë me të? Hidheni në pus.

Dëshmitari 3: Një oficer policie nga Piroti pa që njëri nga shqiptarët kishte disa dhëmbë të florinjtë. Ia preu kokën, e zjeu, e thau, dhe i hoqi tre dhëmbë të florinjtë.

Kur u kthyem, bëri një llampë tavoline me to. Pastaj preu kokën e një gruaje shqiptare dhe tha se do të bënte një llampë tjetër tavoline për gruan e tij.

Pastaj natën kur të shkonin për të fjetur, aim und të ndizte kokën e burrit dhe ajo të gruas. Nuk e di nëse gruaja e tij e dinte për këtë.

Dëshmitari 1: E di që kishte disa në njësi që i quaja bar I keq, që I bënë këto krime. Nuk ishin shumë, 4 apo 5 ndoshta.

E pabesueshmja ishte që oficeri ynë komandues në vend që ti conin në detyra rutinë, në fakt i promovuan në pozicione komanduese.

Kështu që ata ishin ata që jepnin urdhëra. Ata u bënë shembuj të diçkaje të mirë. Kuprova që prokurori në Beograd përdori 3-4 nga ne dhe historitë tona për të arrestuar oficerët e policisë, ti ndalonte për 90 ditë dhe pastaj ti lironte.

Ata i veshën uniformat përsëri dhe madje janë promovuar që atëherë që prej dy vjetësh. Vrasës që janë ende oficerë policie serbë.

Dëshmitari 3: Unë nuk e kuptoj, u vranë 48 njerëz dhe komandanti u lirua. Repanoviç, komandanti i Suharekës dhe disa anëtarë të sigurimit të shtetit si dhe Çukariç, një oficer policie i rregullt, dhe shoku i tij. Megjithatë, Mitroviç nuk mbajti asnjë lloj përgjegjësie.

Dëshmitari 4, Zoran Rashkovic: Përmes disa strukturave të sigurimit të shtetit dhe disa njerëzve nga zona “gri” që gumëzhinin në atë kohë në Serbi, iu bashkova formacionit Çakallët. Isha me ta që nga formimi i tyre deri në fund.

Ata ishin njerëz të vështirë që kishin stomak për të bërë punët që të tjerët nuk kishin stomak, fuqi apo çmendurinë për ta bërë.

E dini, kjo ndodh. Në çdo pikë, ndodh që diçka të dalë mbi të tjerët, dicka që shkakton trazirë të madhe.

Zakonisht janë krime të rënda kundër njerëzve të pafajshëm. Ai formacion ishte si ishte, kafshëri e pabesueshme. Mund të sillem si budalla, por nuk mund të mashtroj veten. Unë isha atje. Nuk mund të pretendoj që nuk e kam parë kolonën e shqiptarëve dhe masakrat.

Unë i pashë. Nuk ishte e lehtë, akoma është e vështirë. Në fund të fundit, i njihja disa prej tyre. Por tre burrat që i kam shëuar direkt, që i akuzoj, mbaj përgjegjësi të plotë për dënimin e tyre me 55 vjet burg. Një ushtar serb nuk duhet të vrasë fëmijë, apo të dhunojë një grua.

Duhet të ketë një shembull në Serbi sot që njerëz të tillë do të dënohen nga vetë njerëzit e tyre.

Gjykata serbe i dënoi çakallët me 106 vjet burg. Janë njerëz me të cilët kam luftuar. Ata nuk janë shokët e mi të luftës por unë kam luftuar me ta.

Ata janë serbë në fund të fundit. U dënuan 106 vjet dhe u liruan të gjithë. Unë mund të jap vetëm opinionin tim si dëshmitar okular, dhe si një njeri që ishte pjesë e një procesi të gjatë 4 vjeçar.

Nëse gjykatësi lexon një akuzë të provuar ndaj një njeriu që ka dhunuar, që ka vrarë një fëmijë, fëmijë, nuk mund të ekzistojë reciprocitet në univers për vrasjen e një fëmije. Ky është mendimi im.

Vrasja e një burri, e një gruaja, ky mëkat mund të falet ndoshta. Por e një fëmije, fëmija i kujtdo qoftë, nuk mundet.

Ata lexojnë akuzat për vrasjen e provuar të 50 civilëve dhe një njeri i tillë dënohet me 15 vjet burg.

Ai njeri është tani në Beograd. Nga ana tjetër, shteti nuk mund të më japë mua kartë identiteti apo shtetësie. Unë nuk mund të punësohem, nuk hyj dot në postë apo bankë, sepse nuk kam kartë identiteti. Pas gjithçkaje që ka ndodhur, përsëri jam krenar që kam folur.

Nuk do ta tërheq kurrë gjithcka që kam thënë. As edhe një fjalë. Si një ushtar serb, jam krenar për kërkim ndjesën ndaj popullit shqiptar.

Nuk ishte në rregull dhe unë i respektoj plagët e tyre, dhimbjen e tyre.

Dëshmitari 2: E dini, qeveria po ndryshon në Beograd, por asgjë nuk po ndryshon këtu. Një komandant policie është promovuar në shef policie, dhe pas katër vjetësh është përsëri komandant.

E gjitha rreth vicioz, janë gjithmonë, 5-6 njerëz në ato pozicione. Politikanët në pushtet u përpoqën të mbronin kriminelët e luftës, pavarësisht nga grada, që nga ushtarët e thjeshtë tek zyrtarët e lartë të ushtrisë.

Dëshmitari 4: Është një histori shumë e rëndë dhe një punë shumë e vështirë. Është e vështirë që ndërgjegjësimi të arrijë shumicën e njerëzve. Në fund të fundit, kemi një barrë mbi krye.

Siç bënë gjermanët, japonezët, por serbët thjeshtë nuk arrijnë ta kuptojnë atë. Do të jetë gjithmonë një numër njerëzish, për të cilët plagët personale dhe urrejtja apo gjërat që kanë dëgjuar apo që i kanë bërë tato në veten e vet,nuk do t’i lejojnë t’i shohin gjërat në një dritë të ndryshme.

Ata i shohin shqiptarët vetëm si milingona që kanë pushtuar tokat e shenjta serbe. Çfarë mund të bëjmë. Kjo është dicka brenda identitetit tonë kombëtar dhe një pjesë e popullsisë do të mbetet kështu përgjithmonë.

ME TE LEXUARAT