Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Ekzekutoi dy motrat me të cilat kishte lidhje intime, Përparim Ademi tenton vetëvarjen në burg?!

Detaje të reja kanë dalë në dritë për Përparim Ademin (Telën), i cili vrau dy motrat Zhaneta Metani dhe Kristina Bardhi paraditen e 31 Dhjetorit 2020 në zonën e Astirit. Burime jozyrtare për Fax Neës bëjnë me dije se ka tentuar vetëvrasjen në burg pasi është në gjendje të rëndë psikologjike.

Akti është ndaluar nga gardianët dhe është çuar spitalin e burgut ku i është bërë qetësues dhe më pas e kanë shoqëruar sërish në qeli.

Familjarët e Përparim Ademit, 59-vjeçarit i cili ekzekutoi dy motrat Zhaneta Metani dhe Kristina Bardhin, me të cilat kishte dhe marrëdhënie intime janë kërcënuar me jetë. Disa mesazhe kërcënuese kanë mbërritur në telefonin e djalit të Ademit, nga vëllai i viktimave.

Mesazhet kërcënuese sipas tyre kanë mbërritur në telefonin e djalit të Përparim Ademit nga Bashkim Metani i cili është vëllai i dy viktimave.

“Do të gjej kudo të jesh. Mos kujto se do të shoëtosh bashkë me Përparimin, sa t’i varrosim. Do villni gjakun e motrave të mia”, shkruan në mesazhe Bashkimi. Kërcënimet i paralajmëroi një ditë më parë edhe bashkëshotja e Ademit në një prononcim për mediat.

Ajo u shpreh se persona të maskuar i kishin dhunuar vajzën, ndërsa shtoi se në rast se shteti nuk e mbron do të largohet nga Shqipëria. Fax Neës mëson se familja Ademi ka bërë denoncim në polici dhe materialet i kanë kaluar prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Sipas informacioneve mësohet se prokuroria do thërrasë për të marrë në pyetje djalin e Përparimit për të mësuar mbi pretendimet që ai dhe familjarët e tij kanë. Gjithashtu sipas burimeve mësohet se ështe sekuestruar edhe telefoni, nga ku kanë ardhur kërcënimet dhe po punohet për zbardhjen e këtyre sms-ve nga cila adresë kanë ardhur.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet