Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Del videoja/ Vajza e Niko Peleshit shkeli ligjin, ‘e dogji’ me vipat për Vit të Ri

Aleksia Peleshi, vajza e ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme, Niko Peleshi ka festuar për fundit e vitit 2020 që lamë pas, pa pyetur për rregullat e pandemisë.

Në videon e publikuar nga Bledi Mane shihet se si vajza e Peleshit, është mbledhur me shoqërinë e saj në një nga lokalet më në zë të qytetit të Korçës.

Mes të ftuarve në këtë festë private me vajzën e ministrit, tashmë të emëruar, është edhe Tea Zhuli, e njohur si ish-banore e Big Brother.

Në periudhën që është bërë kjo ‘party’ ndalohej rreptësisht me ligj grumbullimi dhe festimi në këtë formë.

“Vitin e Ri/ EDHE TI ME VAJZËN E NIKO PELESHIT E FESTOVE?
***
10 milionë lekë gjobë biznesit dhe 30 mijë lekë gjobë individit të penalizon Qeveria Shqiptare nëse thyen orarin e pandemisë dhe lejon festime e grumbullime kolektive…

Ndërsa ti rrije mbyllur dhe haje bakllava në shtëpi, Aleksia, vajza e Niko Peleshit ministri më i egër e më frikshëm i mbrojtjes në Ballkan, Alkeksia bre pe Korçe, kishte mbledhur me kuç e me maç për të festuar.

Qeveria dremiste, policia gërhiste ndërkohë Covid Nëntëmbëdhjeta dhe Aleksia Peleshi bënin devër mes turmës, pinin alkool, tymosnin cigare dhe bënin hajgare.

Talleshin dhe tallen me ju që respektoni ligjin, shëndetin dhe u bindeni urdhërave të panemisë.

Shikoni videon dhe nëse nuk e njihni po ua tregoj unë. Aleksia është ajo leshra gjata, leshra zeza ndërsa për emrin e restorantit në Korçë pyesni Niko Peleshin se shkon shpesh atje ku ha qyl dhe i bie kitarës që më rëntë pika mua!”

Video

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet