Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Bënte namin me vjedhje në supermarkete, policia arreston 17-vjeçarin në Tiranë

Policia e Tiranës njofton se ka arrestuar dhe proceduar penalisht disa persona në kryeqytet, pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale.

Sipas policisë, në pranga ka rënë një hajdut serial, që ka kryer gjithsej 4 vjedhje, 17-vjeçari me inicialet K.S.

Po ashtu, është arrestuar edhe një 24-vjeçar, pasi iu gjet me vete një dorezë hekuri.

Njoftimi i policisë:

Tiranë

Arrestohet një 17-vjeçar, i dyshuar si autor i 4 vjedhjeve të ndodhura në qarkun e Tiranës.

Në pranga edhe 3 shtetas të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Nr. 3, në vijim të punës për parandalimin dhe zbardhjen e vjedhjeve, identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve, arrestuan në flagrancë shtetasin K. S., 17 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”.

Gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga shërbimet e Policisë, shtetasit K. S. iu gjet një sasi me lëndë narkotike kokainë.

Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se ky shtetas është autor i 4 vjedhjeve, konkretisht: Më datë 05.01.2021 ka vjedhur një sasi parash dhe produkte të ndryshme në supermarketin e shtetasit J. Gj.; Më datë 04.01.2021 ka vjedhur produkte të ndryshme në supermarketin në pronësi të shtetasit B. H. dhe në marketin në pronësi të shtetasit L. Gj.; Më datë 30.12.2020 ka vjedhur 10 aparate celular dhe 2 iPad në dyqanin e shtetasit M. N.

——

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit P. Gj., 24 vjeç, pasi në rrugën “Ismail Qendro”, gjatë kontrollit fizik iu gjet një dorezë metalike (përforcues grushti), e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

J. H., 18 vjeç, pasi u kap në flagrancë duke drejtuar mjetin pa leje drejtimi;
I. D., 48 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.51 mg/l.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet