Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Tërmeti/ PD akuzon Bashkinë e Tiranës: Po rindërton pronën e banorit që jeton në vilë

Vijojnë akuzat mes Partisë Demokratike dhe Bashkisë së Tiranës për rindërtimin e shtëpisë së shtetasit Lulzim Ali Aga nga Vishnja e Vaqarrit.

Ky shtetas ka përfituar nga programi i rindërtimit, pasi sipas Bashkisë, tërmeti i kishte shkatërruar banesën, por për Partinë Demokratike ky shtetas zotëron 4 prona të tjera dhe për këtë arsye duhej përjashtuar si përfitues.

Në një reagim të fundit ndaj Bashkisë së Tiranës, zëdhënësja e PD, Ina Zhupa, publikon disa dokumente, sipas së cipës, vërtetojnë se prona në Vishaj dhe të tjera janë në pronësi të Lulëzim Agës.

Statusi i Zhupës:

Në Vishaj (Fortuzaj) Bashkia Tiranë po rindërton në tokën në pronësi të Lulzim Agës.
Veliaj ka shkuar për vizitë siç mund të shihet nga statusi i tij me video që thotë tek Lulzim Aga. (link video)

https://www.facebook.com/ErionVeliaj/videos/791265608331818

Dokumentat e pronësisë siguruar nga ne vërtetojnë që ajo pronë në Vishaj dhe të tjerat janë në pronësi të Lulzim Agës.

Bashkia Tiranë le të na tregoi dokumentat e pronësisë në Vishaj të personit që citon ajo dhe të vërtetoj për publikun që nuk po ndërton shtepinë e dikujt me prona të tjera si p.sh vila aty pranë.

Letra që nis bashkia nuk tregon asgjë për publikun së e kujt është pronesia e truallit që po rindërton dhe as për pronat që zotëron Lulzim Aga.

Gjithë komuniteti i Vaqarrit e di se ku jeton Lulzim Aga, pikërisht ai që piu raki me Veliajn. Ndërkohe le të na përgjigjet:

Ku po jeton Lulzimi tani sipas Bashkisë Tiranë? Me qera, në çader apo në katin e parë tek vila trekatëshe aty pranë? Bashkia mund të pyesi për lehtësi edhe vajzën e tij.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet