Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Rruga Vlorë-Orikum, Meta: E kam vënë 4 herë në dijeni Ramën, s’kam marrë asnjë përgjigje

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka zbuluar se lidhur me projektin e rrugës Vlorë-Orikum përtej shkresave për Ministrinë e Ekonomisë e Financave ka vënë në dijeni edhe Ministrinë për Evropën dhe Punën e Jashtme drejtuar asojkohe nga Edi Rama.

Sipas tij, Meta ka vënë në dijeni 4 herë Ramën dhe s’ka marrë asnjë përgjigje prej tij si ministër i jashtëm.

Meta konfirmoi edhe njëherë se ky projekt po bllokohet pasi vetë Presidenti ka kërkuar bashkëpunim për respektimin e ligjit, ligjshmëri, transparencë dhe zbatim të Kushtetutës. Nga ana tjetër ai ka sqaruar se nuk është punë e tij nëse Rama harron apo nuk do që të zbatojë Kushtetutën.

”Rama në një shfaqje teatrale deklaron me zë e figurë thotë që i ka bërë të gjitha negociatat me Fondin Saudit për Zhvillim. Zotëria thotë që ka bërë të gjitha negociatat, MFE thotë që s’ka pasur.

Si konkluzion i gjithë kësaj maskarade, duket qartë që ose janë kryer negociata siç thuhet në kundërshtim me ligjin, të dyshimta, për interesa të palës shqiptare. Pa autorizim të Presidentit. Dhe këtë e konfirmon FSHZH dhe kryeministri.

Ose nuk janë kryer fare negociata siç thotë MFE. Ose negociata të paligjshme, ose qeveria miraton nëj draft-marrëveshje të panegociuar. Të gjitha rrugët të çojnë në shkelje.

Në çdo rast vihet në dyshim mbrojtja e interesave të qytetarëve që paguajnë për çdo hua dhe borxh që merret.

Pse e bllokon Presidenti, sepse ka kërkuar transparencë, ligjshmëri dhe zbatim të Kushtetutës. Nuk është puna e Presidentit nëse kryeministri ka harruar apo nuk do të zbatojë Kushtetutën.

Presidenti me shkresë të datës 4 janar 2021, për të mos lejuar këtë ka publikuar shkelje flagrante.

Kryeministri do që të autorizohet një marrëveshje e panegociuar, apo një marrëveshje në shkelje të Kushtëtutës.

E kam vënë në dijeni 4 herë si ish- ministër të Jashtëm Edi Ramën, s’kam marrë asnjë përgjigje për të paraqitur këtë shqetësim. Kurse në Vlorë e paska ngritur këtë shqetësim.

Do të shohim edhe ku ka probleme të veta. Është e qartë që këtu është shpërdoruar edhe mirëbesimi i palës tjetër.”- tha Meta.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet