Rritet numri i viktimave në Itali, mbi 15 mijë të infektuar në 24 orë

Bota
Rritet numri i viktimave në Itali, mbi 15 mijë të infektuar

Gjatë 24 orëve të fundit në Itali kanë humbur jetën 649 persona.

Autoritetet shëndetësore bëjnë me dije se numri i pacientëve në kujdes intensiv është në rënie, ndërsa janë regjistrua 15,378 raste të reja pozitiv për koronavirus.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Që nga fillimi i pandemisë 76,329 pacientë nuk e kanë fituar betejën me koronavirusin.

Ndërkohë vijon procesi i vaksinimet për Covid.

Raportohet ditën e sotme se ka filluar vaksinimi në spitalin Papa Giovanni XXIII, i cili ishte një nga spitalet më të prekura në fazën e parë të pandemisë.

Deri më tani janë vaksinuar 150 persona pjesë e personelit të spitalit, kryesisht mjekë, infermierë, punonjës shëndetësorë, administratorë si edhe teknikë.

ME TE LEXUARAT