Qëlloi në ajër pas konfliktit familjar, gjendet arma kallashnikov në Elbasan, autori e kishte hedhur tek fqinji
ELBASAN
Policia ka gjetur dhe sekuestruar armën tip kallashnikov që autori Arjan Ruvina e përdori në Elbasan për të shtënë në ajër pas një konflikti familjar.
Autori e kishte hedhur armën tek fqinji, dhe Policia e ka gjetur atë pasi e shoqëroi në Polici.