Qarkullonte me armë zjarri në makinë, arrestohet i riu në Shkodër

Aktualitet
Qarkullonte me armë zjarri në makinë, arrestohet i riu në

Një 31-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi u kap duke lëvizur me një pistoletë. Policia bën me dije se bëhet fjalë për personin me iniciale M. M., banues në fshatin Grudë e Re, i dënuar më parë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kapja e tij u bë nga shërbimet e Policisë, në fshatin Dobraç, ku po qarkullonte me automjet, dhe nga kontrolli i imtësishëm i'u gjet e fshehur një armë zjarri pistoletë me një krehër me fishekë, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Njoftimi i policisë:

Goditet një tjetër rast i armëmbajtjes pa leje. Qarkullonte me armë zjarri me vete, kapet dhe arrestohet në flagrancë 31-vjeçari. Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë Zastava. Shërbimet e Forcës së Posaçme Shqiponjat, në DVP Shkodër , në vijim të punës për mbajtjen nën kontroll të personave me tendenca kriminale, kapjen e personave në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë zjarri pa leje, kanë intensifikuar punën dhe si rezultat i kontrolleve të shtuara kanë arrestuar në flagrancë shtetasin: M. M., 31 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re, Shkodër (i dënuar më parë).

Kapja e tij u bë nga shërbimet e Policisë, në fshatin Dobraç, ku po qarkullonte me automjet, dhe nga kontrolli i imtësishëm i'u gjet e fshehur një armë zjarri pistoletë me një krehër me fishekë, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi i shtetasit M. M., për veprën penale "Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit" .

ME TE LEXUARAT