Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Projekti Vlorë-Orikum/ Meta: Qeveria po i lë pa rrugë banorët e Selenicës

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta i është rikthyer edhe njëherë çështjes së marrëveshjes së huasë së qeverisë me Fondin Saudit për Zhvillim dhe projektit të rrugës Vlorë-Orikum.

Në fakt Meta gjatë konferencës ka nxjerrë një peticion të banorëve të Bashkisë Selenicë lidhur me lotin 4 të ndërtimit të rrugës dhe integrimin e zonës.

Sipas Metës, është anuluar ndërtimi i aksit Peshkëpi-Selenicë që fondet nga huaja t’i kalonin Orikum-Vlorë, por qyetarët e Selenicës janë mashtruar pasi u është thënë që ka qenë Fondi Saudit për Zhvillim që e ka kërkuar, ndërkohë që kjo ka qenë kërkesë e qeverisë.

Meta tashmë thotë se banorët e Selenicës presin përgjigje se pse qeveria po i lë pa rrugën e premtuar.

STATUSI NGA ILIR META

BOLL ME MASHTRIME! Banorët e Selenicës presin përgjigje: Përse qeveria po i lë pa rrugën e premtuar?

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet