Presidenti i Republikës Ilir Meta në një komunikim për mediat deklaroi se kryeministri Edi Rama vijon me gënjeshtrat e tij, ndërsa theksoi se qytetarët e Vlorës meritojnë sqarim për projektin Vlorë-Orikum.
“Jam sot këtu sepse mendoj që edhe pse shpifjet dhe gënjeshtrat e kryeministrit nuk meritojnë vëmendje, qytetarët në të gjithë qarkut në Vlorë meritojnë sqarime.
Presidenti ka mirëpritur iniciativën për zhvillimin e zonë së lumit të Vlorës”, tha Meta.
Gjatë fjalës së tij gjithashtu Presidenti deklaroi se sipas tij përfaqësues të qeverisë gënjyen Kuvendin, ndërsa shton se Ministria e Financave ka deklaruar se nuk ka pasur negociata me Fondit Saudit.