Olta Xhaçka merr detyrën e ministres së jashtme. Rama: Në lartësinë e duhur

Aktualitet
Olta Xhaçka merr detyrën e ministres së jashtme. Rama: Në

Olta Xhacka ka marre detyren e Ministres për Evropën dhe Punët e Jashtme nje dite pas votimit ne Parlament.

Ne pranite kryeministrit Rama, Gent Cakaj i ka dorëzuar detyrën ministres Olta Xhaçka ditën e sotme.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Cakaj e ka falënderuar për mbështetjen në këtë detyrë.

“Më lejoni të shpreh kënaqësinë që sot kam nderin e posaçëm tja dorëzoj formalisht detyrën në ministrinë e jashtme. Kryeministri më ka mbështetur gjatë gjithë kohës kur kam qenë në detyrë dhe ne kemi marrë masat e nevojshme të kemi një vazhdimësi. E ndjej detyrim moral të falënderoj kryeministrin për mbështetjen që më ka dhënë”, tha Cakaj.

Kryeministri Edi Rama tha se Olta Xhaçka është në lartësinë e duhur për të marrë stafetën në këtë detyrë.

“Marrëdhëniet strategjike të shqiptarëve me aleatët dhe partnerët e vet janë punë e përditshme, është në lartësinë e duhur për ta marrë këtë stafetë. Ky institucion ka një bazë të kahershme si në çdo hapësirë tjetër të jetës së organizuar, ka nevojë për të çuar para marrëdhënien me të tjerët por edhe funksionimin për të qenë në lartësinë e duhur. Do të vazhdojmë rrugën se bashku. Për herë të parë drejtuesja do të jetë e këshilluar nga një dyshe si unë dhe Genti”, tha Rama.

ME TE LEXUARAT