Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Njëri aksidentoi këmbësorin dhe tjetri i dehur në timon, Policia e Durrësit prangos 2 shoferë

DURRËS

Policia e Durrësit ka arrestuar 2 shoferë, pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale.

Njëri prej tyre raportohet se ka qenë i dehur në timon, ndërsa tjetri ka aksidentuar një këmbësor.

Njoftimi i policisë:

Durrës

Arrestohen në flagrancë 2 drejtues mjetesh.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasit:

I., 53 vjeç, banues në Durrës, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë në aksin rrugor Fushë Krujë-Thumanë, duke drejtuar mjetin tip “Audi”, në gjendje të dehur.

P., 38 vjeç, banues në Krujë, pasi në fshatin Larushk, Krujë, duke drejtuar mjetin tip “Volksëagen”, ka aksidentuar këmbësorin me iniciale N. M., 58 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet