Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Morën kartat e identitetit dhe fikën telefonin, nis hetimi për vajzat e zhdukura në Tiranë

Prokuroria dhe policia vihen në lëvizje duke nisur hetimet për dy vajzat e mitura të zhdukura që prej datës 1 Janar në Tiranë.

Pas depozitimit të kallëzimit të dy prindërve, policia i ka dërguar materialet në organin e akuzës dhe aktualisht po verifikohen kontaktet e vajzave në ditët e fundit, si dhe si dhe janë kërkuar tabulatet telefonike të tyre.

Vajzat, përkatësisht 15 vjeçe dhe 16 vjeçe, shoqe me njëra tjetrën janë zhdukur pa lënë gjurmë në natën e ndërrimit të viteve pasi fikën celularët. Familjarët dhe Pòlícia nuk kanë asnjë gjurmë ende nga ato, të cilat kishin thënë në familjet respektive se do të shkonin te shtëpia e njëra tjetrës për të festuar vitin e ri.

Mësohet se vajzat kanë marrë me vete kartat e identitetit dhe një sasi parash, e cila nuk dihet ende saktësisht.

në lidhje me ngjarjen, janë njoftuar të gjitha drejtoritë rajonale ku janë dërguar të dhënat e vajzave, emrat, përshkrimet fizike dhe fotografitë pasi qëndron mundësia të jenë larguar nga Tirana. Sa i takon mundësisë që ato janë larguar nga Shqipëria, burimet bëjnë me dije se shanset janë të pakta, pasi kjo duhet të bëhej në mënyrë ilegale, duke marrë parasysh dhe moshën e tyre.

Policia është treguar e rezervuar në dhënien e informacioneve, por edhe familjarët kanë preferuar që ti zhvillojnë kërkimet duke bashkëpunuar me pòlícinë dhe që të mos bëjnë apele publike për gjetjen e 2 të miturave. Pòlícia e Shtetit dhe strukturat e saj vijojnë pandërprerje kërkimet duke përdorur çdo pistë të mundshme që do ti dërgonte tek gjetja e vajzave, por që derimë tani kanë rezultuar të jenë pa sukses

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet