Momenti emocionues, kirurgu i propozon mjekes në spitalin Covid

Bota
Momenti emocionues, kirurgu i propozon mjekes në spitalin Covid

Rusi

Dy mjekë në Siberi po festojnë fejesën pas një impenjimi në kohë të plotë në një spital Covidi.

Një video tregon momentin kur kirurgu Igor Anokhin 26 vjeç, i propozoi Ekaterina Vnukova, 24 vjeç, në spitalin rajonal të Krasnoyarsk, ku punojnë me pacientët e prekur me koronavirus.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Mjekët e tjerë prezentë, të gjithë me veshjet mbrojtëse janë emocionuar kur mjekja 24-vjeçare i tha "po", 8 muaj pasi çifti u takua për herë të parë gjatë kujdesit për pacientët në terapinë itensive.

Momenti i lumtur erdhi si një ndërhyrje në një dimër të ashpër në qytetin dhe rajonin e Krasnoyarsk, i cili është goditur rëndë nga infeksionet Covid-19.

Rajoni i dyti më i madh gjeografikisht në Rusi është në dhjetëshen e parë për infeksionet e virusit./Lajm i Fundit

ME TE LEXUARAT