Mediat greke zbulojnë krimet e rënda të Përparimit: Vrasja e motrave zbuloi tregtinë e foshnjave

Aktualitet
Mediat greke zbulojnë krimet e rënda të Përparimit: Vrasja e

Mediat greke i kanë kushtuar një artikull historisë së Përparim Ademit me dy motrat Kristina Bardhi e Zhaneta Metani, vrasjes së dyfishtë, bashkëjetesës si dhe dëshmive për tregti fëmijësh.

Sipas ERT, Ademi ka kryer një sërë krimesh të rënda në Greqi për shkak se vrasja e dyfishtë e motrave në Tiranë ka zbuluar pikërisht tregtinë e foshnjave në Selanik, pasi sipas dëshmive të familjarëve të motrave, Ademi i ka sjellë për disa kohë në Selanik për të punuar si prostituta dhe dyshohet se kanë shitur rreth 10 foshnje.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ademi ndërkohë është në gjyq në Shqipëri për vrasjen e dy motrave, teksa ka pranuar edhe krimin në sy të një prej fëmijëve që ai kishte bërë me një nga motrat.

Vetë autori i krimit, ka pranuar në dëshminë e tij pas arrestimit se me bashkëshorten dhe dy motrat udhëtonin drejt Greqisë, teksa familjarët pretendojnë se i shfrytëzonte si prostituta.

ME TE LEXUARAT