Shkencëtarët italianë kanë shpikur një tjetër vaksinë kundër koronavirusit, e cila ka një efektshmëri prej 92.5 për qind.
Siç raportojnë mediat italiane, vaksina bëhet vetëm një dozë dhe nga testimet e deritanishme ka krijuar anti-trupa tek 92.5 për qind e personave që e kanë bërë me qëllime studimore.Vaksina quhet “ReiThera” dhe deri më tani është testuar tek 100 persona.
Sipas drejtorit i spitalit Spallanzani, stafi i të cilit zbuloi vaksinën, konfirmoi se ajo prodhon anti-trupa që në 28 ditët e para të injektimit.
“Ne regjistruam 100 persona dhe 45 u vaksinuan me doza të ndryshme dhe të gjithë erdhën në fund për vlerësimin e sigurisë: vaksina nuk kishte efekte anësore të rënda në 28 ditët e para pas vaksinimeve, një rezultat më i mirë se Moderna dhe Pfizer që patën efekte anësore.
“-tha drejtori i spitalit.
Kulmi i prodhimit të antitrupave në 4 javë mbetet konstante dhe vaksina është një dozë e vetme ”
Deri më tani, vaksina është shpikur nga “Bion/Tech”, e cila lidhi një kontratë bashkëpunimi me kompaninë “Pfizer”, “Astra Zenecca”, “Moderna” si edhe nga një kompani ruse dhe një kineze.
Italia bëhet shteti i radhës që shpik vaksinën duke rritur kështu shanset që pandemia të marrë fund sa më parë.