Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Me armë dhe makina luksoze/ Stresi sfidon policinë nga arratia, publikon këngën e re

Reperi më i përfolur i momentit, Stresi duket se nuk ka të ndalur kur bëhet fjalë për muzikën.

Edhe pse në arrati, pasi është shpallur në kërkim nga policia pas protestave për Klodian Rashën, Stresi duket se ka bashkuar forcat me reperin tjetër, Feron.

Dyshja kanë publikuar rreth një orë më parë, këngën e tyre “Mahall”, tekstin e së cilës e kanë realizuar vetë artistët. Ndërsa për instrumentalin është përkujdesur producenti M.O.B.

Mirëpo, një vëmendje të madhe ka tërhequr videoklipi, në të cilin shfaqen armë, makina dhe ora luksoze. Klikimet dhe padyshim komentet kanë qenë të shumta.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet