Sot më 5 janar rikthehen rregullat e mëparëshme për lejimin e qarkullimit nga ora 22 të mbrëmjes deri në 6 të mëngjesit.
Ky kufizim është vendosur nga Komiteti Teknik i Ekspertëve për të parandaluar përhapjen e pandemisë së COVID-19. Gjithashtu ditën e sotme rifillon mësimi edhe për studentët, online ashtu siç nisi viti akademik.
Sezoni i festave nuk mbaron për nxënësit më datë 4 janar siç ishte planifikuar nga Ministria e Arsimit në urdhrin e nxjerrë në shkurt të 2020, pasi në kushtet e pandemisë pushimet dimërore për sistemin parauniversitar do të jenë deri në 11 janar, ndryshim i reflektuar në urdhrin e miratimit të strukturës së këtij viti shkollor.
Ditën e djeshme numri i të infektruarve me COVID ra ndjeshëm, me 185 raste të reja dhe 6 humbje jete.