Kreu i qeverisë Edi Rama u dha çelësat e shtëpive disa familjeve në Shijak që u dëmtuan nga tërmeti. Sot ai ishte në shtëpitë e reja të familjeve Xoxi dhe Banushi.
“Ti je babai i dytë i të gjithë shqiptarëve. Rrofsh sa malet” i tha i zoti i shtëpisë në familjen Banushi.
Ndërsa në familjen Xoxi i priti një e afërme, pasi pronari ndodhej jashtë vendit, në Greqi. “Për mua je hero, jo vetëm për mua, por për të gjithë. Ta them me shpirt”. Batutat nuk munguan, këtë herë me ministrin e Rindërtimit, Ahmetaj.
“Dukesh i madh në televizor” i tha ajo, ndërsa Edi Rama, ia ktheu “I madh është por i prish punë unë tani”. E ndërsa ëmbëlsirat nuk i pranoi, Rama kërkoi “Një pikë raki për ta bërë gëzuar tamam”.