Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Italia prezanton vaksinën e saj anti-COVID: Krijon antitrupa 92.5% me një dozë

Italia prezantoi të martë të dhënat e fazës së parë të vaksinës italiane ReiThera. 100 qytetarë morën pjesë vullnetarisht në provën e vaksinës, 45 prej të cilëve ju dhanë doza të ndryshme. Ata zhvilluan antitrupa kundër koronavirusit në masën 92.5%.

“Vaksina është me një dozë të vetme dhe nuk ka patur ndonjë efekt serioz negative në 28 ditët pas vaksinimit”, tha eksperti Giuseppe Ippolito.

Kurse presidenti i kompanisë ReiThera, Antonella Folgore tha se synohet prodhimi i 100 milionë dozave në vit.

“Vaksina është e qëndrueshme në një temperaturë midis 2 dhe 8 gradë Celcius”, shtoi ai.

Ministri i Shëndetësisë në Itali, Roberto Speranza tha se ky është një lajm mjaft inkurajues. Sipas tij, nëse të dhënat e marra deri tani konfirmohen edhe në fazat e tjera, atëherë brenda disa mujave Italia do të ketë një vaksinë të sigurt dhe efektive.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet