Horror në brigjet spanjolle, mbërrin anija me 47 refugjatë të vdekur

Bota
Horror në brigjet spanjolle, mbërrin anija me 47 refugjatë

Roja bregdetare spanjolle njoftoi se një anije me 47 refugjatë u gjet sot në arkipelagun e Kanaries, pranë ishullit të Tenerifes.

Nga 47, katër nuk kanë mundur të mbijetojnë ndërsa tre prej tyre kanë djegie akute nga dielli, raporton reuters.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Numri i hyrjeve ilegale të refugjatëve në Ishujt Kanarie në anijet e improvizuara gjatë vitit 2020 është tetë herë më i lartë krahasuar me numrin e refugjatëve që hynë në Spanjë në 2019.

E njëjta deklaratë gjithashtu kujton se qindra njerëz humbën jetën duke u përpjekur të arrinin territoret Spanjolle në Ishujt Kanarie me anije të mbushura me njerëz, të paqëndrueshëm përmes ujërave të trazuara të Atlantikut.

Autoritetet Spanjolle arritën të sjellin 41,861 refugjatë në vitin 2020, që është 29 për qind më shumë sesa në 2019.

ME TE LEXUARAT