Këngëtarja Elvana Gjata ka postuar disa video në rrjetet e saj sociale, duke i dhënë makinë.
Në postimet e bëra, këngëtarja këndon kolonën zanore të filmit “Mimoza Llastica”, por vëmendjen e merr diçka tjetër.
Teksa Elvana këndonte dhe bënte video, dëgjohet një zë mashkulli, i cili i kërkon që të ketë vëmendjen në timon dhe ta linte telefonin. Ndërsa këngëtarja nuk i kthen përgjigje.
“Ma jep mua telefonin. Hajde! Hajt’ shiko rrugën përpara,”-dëgjohet teksa thotë personi brenda në makinë me Gjatën.
Ndërkohë që nuk dihet se për kë bëhet fjalë, për të atin, për ndonjë të afërm apo ndonjë person tjetër që i ka “vjedhur” zemrën këngëtares.