Ish-miss Shqipëria, Almeda Abazi dhe djali i saj Efehan kanë ‘detyruar’ teleshikuesit turq të dëgjojnë muzikë shqip por edhe të shijojnë një performance nga i vogli.
Të ftuar në një emision turk, Almeda bashkë me bashkëshortin Tolgahan Sayisman dhe djalin Efehan, do të flisnin për jetën e tyre private dhe planet për të ardhmen, kur në këtë moment ka patur një surprizë për të gjithë.
Efehan ka kërkuar nga mami Almeda këngën e tij të preferuar në mes të emisionit dhe nuk ishte asnjë këngë turke por “Qingji vogël”. Almeda nuk ka ngurruar t’i plotësojë dëshirën të voglit të saj, i cili nën tingujt e këngës ka nisur dhe të kërcejë.
Aktorja e ka publikuar videon në Instastory duke e shoqëruar me mbishkrimin: Ja dhe kënga e preferuar e Efehan, me emoji zemre dhe të qeshura.
Almeda përmes videove në rrjete sociale ka treguar dhe më parë se djalit i ka mësuar dhe shqip.