Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

“Egoizëm idiot për içik bore”, Braçe i ashpër me qytetarët, ish-deputetja: Rama do raki me 20 vetë…

Zv/ kryeministri Erjon Braçe ka qenë mjaft kritik me qytetarët që nuk po respektojnë masat anti-covid duke u bërë shkak për përhapjen e koronavirusit.

Në një postim të gjatë në rrjetet sociale ai shkruan se jemi të rrezikuar sa më parë nga koronavirusi.

“Asgje nuk ka mbaruar;

jemi te rrezikuar po aq sa me pare nga coronavirus!

egoizmi idiot dhe toleranca kriminale per cik festa jashte shtepie, cik Korce, cik bore,

do na godase serish!

Rreziku eshte po me ne,

me gjysherit, prinderit e femijet!

nuk iku me vitin 2020!

Boll u sollem sikur nuk ka ndodhur asgje!

1199 nder ta, nder ne qe u shuan prej coronavirusit, jane deshmia me e forte se asgje nuk ka mbaruar e se jemi ne problemi!

Egoizmi yne deri ne papergjegjshmeri ekstreme.

Ajo qe kemi bere ne nderrim te viteve

e ne ditet e para te vitit te ri,

shperfill poshtersisht sakrificat e cdo shqiptari qe degjon e respekton rregullat, bindet e sillet me pergjegjshmeri, sakrificat e cdo mjeku, infermieri, laboranti e farmacisti qe cdo dite e kalon prej 10 muajsh me te infektuar e mes infeksionit duke rrezikuar jeten e tij e te familjes;

sakrificen e te gjitheve, kujtdo qe po sakrifikon ekonomine e tij, parate e tij ne nje situate ku hapja vlen per punen, asfare per qefin!

Britania u mbyll dje plotesisht, plotesisht, per here te trete;

Gjermania qendron e mbyllur;

Italia ishte e mbyllur plotesisht dhe mezi po merr fryme duke kombinuar masa me ngjyra etj etj!

Ne qendruam hapur thuajse-mbeti jashte vec jeta e nates, vec festat e nates!

Por e gjitha shfrytezohet keq,

per qef per shume, per para per shume te tjere!

Nderkohe qe kishte e ka nje prioritet;

hapur per pune e punen, shkollat!

Mbyllur per festat por sfiduar keq nga paligjshmeria e papergjegjshmeria e nje pakice qe i ka dhene statusin vetes te bej si i teket dhe tekat ti kthej ne qef;

nje pjese edhe prej administrates publike, e cila duhet te ishte shembulli ne respektin ndaj rregullave e ligjit; dua shume qe sot te mos jene leshuar neper zyra sic virusi neper festat e tyre private!

Veshtiresia e tre jave qe sapo nisen vjen prej tyre!

Sua kishte kerkush borxh pasojen e merzise nga jeta pa festa nje vit te ri;

egoizem neverites” shkruan Braçe.

Por, në postimin e tij që kritikon qytetarët, ka ardhur reagimi nga ish-deputetja demokrate Jorida Tabaku e cila i thotë se masat që ai kërkon që ti zbatojnë të tjerët, nuk i respekton kryeministri.

“Ke te drejte por kur nuk ti respekton KM masat se do nje cike raki ne kafe me 20 vete imagjino te tjeret!

Tani kalova ne shesh kishte rreshtuar ambulanca dhe mbi 30 punonjes sherbimi mjekesor e po bente foto po KM! Tamam egoizem neverites” shkuan Tabaku.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet