Punonjësit e ndihmës së shpejtë në kontenë e Los Anxhelesit, Kaliforni, janë udhëzuar të mos marrin pacientë me shumë pak mundësi mbijetese në spital.
Direktiva vjen nga autoritetet shëndetësore, sepse rajoni rrezikon të arrijë 1 000 vdekje ditore nga COVID-19, me spitalet pothuajse të mbingarkuar përtej kapacitetit të tyre.
Në vend të kësaj, personelit të Departamentit të Urgjencave u është thënë të racionojnë oksigjenin.
Një direktivë e ngjashme u lëshua prillin e kaluar në Nju Jork, në kulmin e valës së parë të pandemisë, duke sugjeruar që të mos pranohen pacientë, të cilët nuk mund të trajtohen në vend, për shembull për atak në zemër ose goditje në tru.