BE marrëveshje me Pfizer, siguron 300 milionë doza vaksinë

Bota
BE marrëveshje me Pfizer, siguron 300 milionë doza vaksinë

Bashkimi Europian ka firmosur një tjetër marrëveshje me kompanitë Pfizer dhe Biontech edhe 300 milionë doza të tjera të vaksinës kundër koronavirusit që në total do të përbënin 600 milionë të tilla, një shifër kjo që mbulon 66% të popullatës së 27 vendeve anëtare për 2 dozat e nevojshme të saj.

Ky zhvillim i ri konfirmohet nga burime brenda BE, në kulmin e kritikave nga shtetet anëtare për një vonesë në procesin e vaksinimit të popullatës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas të njëjtave burime, shtetet anëtare po e nxisin Komisionin Europian të sigurojë më shumë doza teksa numri i infektimeve të reja dhe vdekjeve nga virusi po rritet.

BE ka firmosur kontrata edhe me kompani të tjera prodhuese të vaksinave për nje total prej 2 miliardë dozash, por deri me sot Agjencia Europiane e barnave ka miratuar vetëm produktin e Pfizer.

ME TE LEXUARAT