Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Anëtari i Gjykatës Kushtetuese merr vendimin, braktis rrjetet sociale dhe mbyll Facebook-un

Përparim Kalo u emërua në fund të vitit të kaluar anëtar i Gjykatës Kushtetuese. Me marrjen e detyrës së re, Kalo ka marrë vendimin e parë, duke u larguar nga rrjetet sociale.

Në një postim të fundit në Facebook, ai shpjegon arsyet.

“Te dashur miq, Se pari, ju uroj gezuar vitin e ri dhe, se dyti, ju falenderoj per komunikimin qe kemi patur bashke nder vite.

Prej jush kam mesuar shume gjera, kam marre lajme te gezuara, te hidhura, urime, ftesa, fotografi, video dhe artikuj e mendime qe me kane sherbyer per te zgjeruar njohurite ne fusha te ndryshme.

Sot po ju shkruaj per tju njoftuar se, per shkak te emerimit tim Gjyqtar ne Gjykaten Kushtetuese me dekret te Presidentit te Republikes me date 23 dhjetor 2020 me duhet te largohem nga rrjetet sociale per tju dedikuar teresisht ketij funksioni te larte publik.

Edhe njehere ju falenderoj per kenaqesine qe me keni dhene permes komunikimit tuaj” mbyllet postimi i tij.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet