Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

44 të plagosur, video e momentit të shpërthimit të bombolës në restorantin në Ferizaj

Nje ngjarje e rende tronditi Kosoven diten e sotme pas nje shperthimi te forte te bombulez se gazit ne Ferizaj ku u shenuan dhjetera te plagosur e te lenduar rende.

Ky është momenti i shpërthimit të bombolës së gazit në një restorant në Ferizaj pasditen e sotme.

Mediat kosovare kanë publikuar pamjet e regjistruara nga kamerat e sigurisë të bizneseve rreth e rrotull të momentit të shpërthimit.

Nga pamjet, shihen dhe qytetarët të cilët dalin jashtë pas shpërthimit.

Brenda restorantit dyshohet se ka shpërthyer një bombolë e gazit, ku përveç dhjetëra të lënduarve janë shkaktuar edhe dëme të mëdha materiale.

Për mediat vendase Drejtori i Spitalit të Ferizajit, Jeton Zeqiri tha se 4 prej pacientëve të cilët janë dërguar në QKUK janë në gjendje më të rëndë shëndetësore për shkak të djegieve.

“24 pacientë kanë ardhur në spital për shkak të shpërthimit të një bombole. 8 prej tyre janë dërguar në QKUK me djegie të shkallës së lartë, 4 prej tyre në bazë të ekzaminimit janë shumë të rrezikuar për jete, ndërsa 12 pacientë janë duke u trajtuar në spital. Ne jemi mobilizuar menjëherë për trajtimin e këtyre pacientëve”, ka thënë ai.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet