Viktimat ia kishin ndaluar hyrjen/ ‘Jam Oti’, si përdori nipin e tij Përparim Ademi për tu futur në shtëpinë e motrave
Përparim Ademi ka përdorur si karrem nipin e tij me emrin Kastriot për të bërë të mundur futjen në banesën e dy motrave, të cilat më pas do t’i vriste.
Në dëshminë e dhënë nga djali i Zhaneta Metanit tregohet qartë se si kur është trokitur në derën e shtëpisë së tyre në syrin magjik është shfaqur Kastrioti dhe më pas ka dalë Përparim Ademi me motrën e tij. Djali i mitur i Zhanetës tregon se në mëngjes rreth ores 09.50 është çuar nga gjumi dhe ka shkuar ne sallon. Aty ka qene mamaja dhe tezja e tij. Më pas ka rënë zilja.
Fëmija ka parë në syrin magjik dhe aty ka parë person të quajtur Kastriot te cilin e njihte dhe me parë, i cili ishte nipi i Përparimit. Pas tij është çuar tezja Kristina, dhe pa parë tek dera ka pyetur me zë të lartë kush ishte dhe nga ana tjetër e derës u dëgjua “jam Oti”.
Kristina ndërkaq ka hapur derën dhe në atë çast ka parë Përparimin, që e ka shtyrë derën fort dhe ka hyrë brenda me armën tip Kallashnikov.