Vdes aktorja e njohur Tanya Roberts

Showbiz
Vdes aktorja e njohur Tanya Roberts

Ka vdekur aktorja Tanya Roberts, e cila ka luajtur në serinë e famshme “That ’70s Show” dhe ka pasur rol në filmin për agjentin 007, “A View To A Kill”.

Ajo ishte 65-vjeçare.Aktorja amerikane ishte alivanosur në mbrëmjen e Krishtlindjeve, pasi kishte dalë në shëtitje me qenin e saj, raporton “TMZ”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Është më pas ishte dërguar në spitalin “Cedar-Sinai” në Los Angeles, ku ka vdekur të dielën më 3 janar.

Vdekja e Robertsit nuk kishte lidhje me COVID-19, kanë raportuar mediat në Amerikë dhe aktorja nuk vuante nga ndonjë sëmundje. Madje gjatë muajit dhjetor ajo kishte realizuar videolidhje me “Zoom”, dhe kishte kontaktuar me adhuruesit e saj.

Deri më tani nuk është konfirmuar shkaktari i vdekjes së saj nga zyrtarët mjekësor apo familjarët e aktores. Roberts nuk kishte fëmijë dhe prapa e ka lënë partnerin e saj prej kohësh, Lance O’Brien.

Aktorja emri i vërtetë i së cilës ishte Victoria Leigh Blum, u lind në Bronx të New Yorkut. Debutimin në aktrim e shënoi në vitin 1975, me një rol në filmin e zhanrit horror, “Forced Entry”. Ajo më së miri njihet për portretizimin e bukuroshes, Stacey Sutton, në filmin e vitit 1985, “A View To A Kill”, ku luajti krahas aktorit Roger Moore i cili edhe e shënoi performancën e fundit të agjentit sekret James Bond.

Roberts po ashtu shquhej për rolet në filma të tillë si: “Beastmaster”, “Sheena”, “Night’s Eyes” dhe “Almost Pregnant”.

Sa i përket roleve televizive, Tanya Roberts i ishte bashkuar serisë “Charlie’s Angels” në sezonin e pestë dhe të fundit, që u transmetua në vitin 1980 në kanalin “ABC”. Kah fundi i viteve ’90 ajo u shfaq me një rol dytësor në serinë “That ’70s Show”. Aktorja ishte larguar nga ky projekt i suksesshëm televiziv i kanalit “FOX”, në sezonin e tij të tretë, për t’u kujdesur për bashkëshortin e saj i cili vuante nga një sëmundje vdekjeprurëse, Barry Roberts.

ME TE LEXUARAT