Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Ushtruan aktivitet kundër protokollit anti-covid, gjobiten me nga 10 mln lekë dy subjekte në Durrës

Dy subjekte në Durrës janë ndëshkuar me gjoba, pasi u konstatuan duke ushtruar aktivitet në kundërshtim me Aktin Normativ.

Si rezultat i kontrolleve, shërbimet e Policisë kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative me nga 1.000.000 lekë, shtetasin F. N., pronar i një subjekti në lagjen nr.16, Durrës dhe shtetasin me inicialet A. T., pronar i një subjekti në lagjen nr.10, Durrës, pasi u konstatuan duke ushtruar aktivitetin pas orarit të përcaktuar për mbyllje, në kundërshtim me Aktin Normativ.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës apelon për të gjithë pronarët dhe administratorët që të respektojnë me korrektësi masat anti-covid për të bërë të mundur shkëputjen e zinxhirit të infektimit nga virusi dhe fton qytetarët të denoncojnë në Komisariatin Dixhital cilindo pronar subjekti që nuk i respekton këto masa kufizuese duke u kthyer burim rreziku për qytetarët.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet