Trump paralajmëron për protestë të ashpër: Shihemi në Washington

Bota
Trump paralajmëron për protestë të ashpër: Shihemi

Presidenti Donald Trump la të kuptohet në media sociale se do të jetë në Washington DC për një protestë të planifikuar në 6 janar.

“6 janar, shihemi në Washington !” ka postuar ai në rrjetin e tij në Twitter të mërkurën.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në fillim të muajit , Trump premtoi një protestë “të ashpër” në Washington, në 6 janar, ditën kur Kongresi do të takohet për të pranuar rezultatin elektoral.

“Sipas statistikave është e pamundur që të kem humbur në zgjedhjet e 2020,” shkroi ai në Twitter. “Protestë e madhe në DC në 6 janar. Ji atje, do të jetë e ashpër.”

Trump dhe fushata e tij kanë kundërshtuar rezultatet e zgjedhjeve dhe kanë filluar sfida të shumta ligjore, por të gjitha kanë dështuar.

Presidenti e kaloi Krishtlindjen në Florida, por siç raportoi do të rikthehet në Shtëpinë e Bardhë të enjten, më herët nga sa e kishte planifikuar.

ME TE LEXUARAT