Sot dita e fundit e orës së re policore, ja kur fillon kufizimi i lëvizjes nesër

Aktualitet
Sot dita e fundit e orës së re policore, ja kur fillon kufizimi i

Sot është dita e fundit e rregullave të reja anti-COVID të vendosura nga Komiteti Teknik, për orën policore në 20:30.

Duke filluar nga nesër iu rikthehemi rregullave të vjetra dhe ora policore do të fillojë në 22:00, siç ka qenë para datës 24 dhjetor dhe jo më në 20:30.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Të gjithë ata që shkelin orën policore, gjobiten sipas aktit Normativ që është në fuqi. Nisur nga ky kufizim i lëvizjes së qytetarëve, edhe baret dhe restorantet, të konsideruara nga Komiteti Teknik i Ekspertëve si një vatër e rrezikshme e përhapjes së infeksionit, do të hapen në orën 06:00-22:00.

Ndërkaq kujtojmë se një tjetër vendim ishte dhe fillimi shkollës më 11 janar pas festave të fundvitit. Ministrja Ogerta Manastirliu bëri me dije sa i përket çerdheve dhe kopshteve nuk ka një parashikim për kufizimin e datave të hapjes dhe do jetë si vitet e tjera.

Në ditët e para të janarit ka pasur një ulje të shifrave të COVID, por edhe të testimeve. Dje për 24 orët e fundit ministria raportoi se kanë nderruar jetë 3 qytetarë të moshave 65-81 vjeç duke e cuar në total numrin e viktimave nga COVID në 1193 që prej rasteve të para të shfaqura në muajin mars. Viktimat ishin 2 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Fieri të moshave 65-81 vjeç. Numri i viktima është i ulët krahasuar me shifrat para Vitit të Ri.

ME TE LEXUARAT